Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën (03.12.2022) do të bëjë testimin e radhës të sistemit të alarmit publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.
Këtë njoftim komuna e ka shpërndarë në llogarinë e saj në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Këtë të shtunë, më datë 3 dhjetor, në orën 12:05, Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”.