Live

Xhubleta shqiptare në UNESCO| Kim: Një nga veshjet më të bukura në botë, e mrekullueshme të shohësh

22:41 / 29 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau me të gjithë shqiptarët lajmin se xhubleta shqiptare, një nga veshjet më të lashta, mbi 4 mijë vjeçare, është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Pas këtij lajmi ka reaguar ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila në një postim në Twitter, shkruan se xhubleta është një nga veshjet më të bukura në botë dhe është një gjë e mrekullueshme të shohësh trashëgiminë shqiptare të promovohet.

“Xhubleta është një nga veshjet më të bukura në botë. Është e mrekullueshme të shohësh trashëgiminë kulturore shqiptare të njohur, të mbrojtur dhe të promovuar. Urime Elva Margariti”, ka shkruar Kim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...