Erion Kajtazi, vdiq dje si pasojë e një arresti kardiak. Ish- futbollisti i i Trepçës ’89 do të varroset sot në orën 14:30.
Kështu kanë bërë të ditur familjarë të tij.
“Miq e familjarë, djali ma i mirë i familjes, Erioni, na la sot. Varrimi do të bëhet nesër në ora 14:30 në fshatin Zasellë”, ka shkruar Shkumbin Kajtazi dje.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.
“Stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren”.
“Megjithatë, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, Erioni nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak”, thuhet në njoftimin e FFK-së