Live

Virusi që është përhapur tek fëmijët në Kosovë, çka duhet të dini për të?

09:46 / 06 Dhjetor 2022

Nga Denis Fana

Virusi “sincicial respirator” ose “RSV”, është një virus i zakonshëm i frymëmarrjes që shkakton infeksion në mushkëri dhe traktin respirator.

Shpërndahet përmes personave nëpërmjet teshtitjeve dhe kollës ose kur dikush prek sipërfaqe të kontaminuara dhe pastaj prek fytyrën.

Simptomat e RSV mund të përfshijnë: Kollitje, rrjedhje të hundës, dhimje të fytit, teshtitje dhe dhimbje koke.


Simptomat janë zakonisht të buta dhe të ftohta, por ato mund të bëhen të rënda dhe të çojnë në komplikime si vështirësi në frymëmarrje, shtrimin në spital dhe vdekje.

RSV është e zakonshme tek fëmijët nën moshën dy vjeç, gjë që ka çuar në një ide të gabuar se është thjesht një “virus i fëmijëve të vegjël”, edhe pse është mjaft i zakonshëm tek të rriturit e moshuar mbi moshën 65 vjeç dhe çdo vit mbi 17,000 amerikanë të moshuar vdesin.

RSV mund të detektohet kur dëgjon mushkëritë me stetoskop, por mund të diagnostikohet vetëm me tampon “nazal” ose larje. Pavarësisht se sa i shpeshtë është dhe sa i rëndë mund të jetë një infeksion, ai shpesh mbetet i padiagnostikuar ghe akoma nuk ka vaksinë kundër tij.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...