Autoritetet britanike kanë konfirmuar sot vdekjen e një tjetër fëmije nga streptokoku.
Fëmija vdiq nga një infeksion i rëndë bakterial nga Streptococcus A, një sëmundje që rrallëherë është fatale, por që ka “përfshirë” Britaninë për herë të fundit, me shtatë fëmijë të tjerë viktima.
Lajmi vjen mes mungesave të antibiotikut amoksicilinë për të luftuar infeksionin bakterial në fjalë, siç raporton “Daily Mail”.
Tre medikamente të përdorura në mënyrë rutinore për të luftuar bakterin – ose simptoma treguese që mund të shkaktohen nga infeksione të tjera bakteriale – renditen si në mungesë.