Live

Mediet serbe i gëzohen që stadiumi 974 nuk do të sillet në Kosovë

13:25 / 10 Dhjetor 2022

Nga admin

Mediat serbe i janë gëzuar lajmit që stadiumi 974 në Katar nuk do të vije në Kosovë por do të përfundojë në Tunizi.

Ato pa turp kanë shkruar se stadiumi ku Xhaka dhe Shaqiri heshtën popullin serb, do të mbetet vetëm një dëshirë për Kosovën.

“Siç raportohet nga burime të mirëinformuara, objekti i mrekullueshëm i palosshëm po zhvendoset në Tunizi. Edhe Kosova e donte këtë stadium por kjo mbetet vetëm një dëshirë”, ka shkruar portali nacionalist Kurir.

Kosova ishte e para që e kërkoi këtë stadiumi, presidenti i FFK-së, Agim Ademi kishte negociuar me krerët e Katarit që stadiumi i ndërtuar me kontejnerë pas Botërorit të zhvendoset në Kosovë, por duket se shpenzimet marramendëse për ta transferuar në vendin tona, ka bërë që Kosova të heq dorë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...