Skuadra kroate e futbollit është mundur nga Argjentina në gjysmëfinale të Kupës së Botës me rezultat bindës 3:0.
Pas ndeshjes, trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalić , ishte plotësisht i dëshpëruar dhe i zhgënjyer, por megjithatë ai tregoi një tjetër anë të tijën duke iu afruar Lionel Messit dhe duke treguar admirimin e tij për një nga futbollistët më të mirë të historisë.
Teksa Messi po bënte një deklaratë pas ndeshjes, Dalić iu afrua nga pas dhe e përshëndeti ngrohtësisht, dhe shikoni se si dukej në videon e bashkangjitur: