Ditën e sotme u zbuluan zyrtarisht edhe fanellat me të cilat Argjentina dhe Franca do të zbresin në fushë në finale e madhe të 18 dhjetori.
Bëhet me dije se Argjentina do të luajë finalen me fanellën bardhë e kaltër; uniforma do të plotësohet me pantallona dhe çorape të bardha . Franca, nga ana e saj, do të veshë fanellën blu të errët : njësoj edhe pantallonat dhe çorapet.
Por sa fatësjellse kanë qenë këtë ngjyra për këto dy kombëtare? Dy herë që Argjentina ka triumfuan në Kupën e Botës ka qenë pikërisht me fanellën bardhe e kaltër, ndërkohë në dy finalet që është mposhtur në vitin 90 dhe 2014 ka qenë me fanellën e dytë, me atë ngjyrë blu.