Kosovalive përmes burimeve raportoi se klubi i Drenasit i ka lënë pa paga lojtarët e tyre për fundvit.
Ky lajm është konfirmuar edhe nga klubi i KF Drenasit. Antari i kryesisë së këtij klubi, Burim Bujupi në një prononcim për Periskopin e ka pranuar se lojtarët s’kanë marr pagat e muajit nëntor ende. Ai ka treguar arsyet pse ka vonesë në paga
Bujupi tha se është e vërtetë që lojtarët nuk kanë marr pagat e nëntorit, por që dokumentet që i kanë dërguar në ministri për sponsorizim nuk janë paranuar hala, por që tha se brenda 3 ditësh do të rregullohet gjithçka.
“Për muajin nëntor është e vërtetë që nuk e kanë marr, por dokumentat që i kemi dërguar në ministri për sponsorizim nuk i kanë pranuar hala, kështu që brenda 2-3 dite do të rregullohet gjithçka”, tha Bujupi.