Nottingham Forest dhe Chelsea janë ndarë në paqe në Premier Ligën angleze në futboll duke luajtur baras me rezultat 1:1.
Ishin mysafirët që erdhën të parët në epërsi me golin e Raheem Streling në minutën 16.
Vendësit barazuan në pjesën e dytë përmes Serge Aurier në minutën 63 për 1:1.
Pas këtij barazimi, Chelsea renditet në pozitën e tetë me 25 pikë nga 16 ndeshje të zhvilluara.
Ndërsa Nottingham Forest gjendet në pjesën e poshtme të tabelës (18) me 14 pikë nga 17 ndeshje të zhvilluara.