Carmelo Anthony është akoma pa kontratë, pasi luajti vetëm 10 ndeshje me Huston Rockets sezonin e kaluar.
Anthony është duke kërkuar për një kontratë të re, por shumë lehtë mund ta gjejë veten jashte ligës NBA.
Megjithatë trajneri I tij insiston se ylli i basketbollit është 100% në formë dhe më i mirë se shumë basketbollistë aktual në ligë.
“Ai është akoma më i mirë se 60-70 për qind e lojtarëve të NBA. Melo thjesht dëshiron një sezon lamtumirës në mënyrë që të mund të bëjë të njëjtën gjë si Dwyane Wade, të shkëmbejë fanellat”, tha Chris Brickley, trajneri që e ndihmon Melon të qëndrojë në formë gjersa është pa klub.