Live

Lloris pensionohet nga kombëtarja e Francës

20:33 / 09 Janar 2023

Nga Kosova Live

Hugo Lloris ka njoftuar se është pensionuar nga kombëtarja e Francës, në moshën 36-vjeçare, pas një periudhe prej 14 viteve pjesë e ekipit francez.

Lloris, i cili ishte kapiten i Francës, këtë njoftim e bëri këtë të hënë, pas 145 paraqitjeve.

Fundi i një historie për Llorisin, që e filloi këtë aventurë më 19 nëntor të vitit 2008, gjatë një miqësoreje ndaj Uruguait, ku arriti madje ta mbante portën e paprekur.

Me kalimin e viteve, portieri ishte bërë një shtyllë e skuadrës së Francës, të cilës e mori shirin e kapitenit në vitin 2010, madje duke arritur rekordin gjatë Botërorit të fundit, që e mbante Lilian Thuram, me më shumë paraqitje për francezët.

Lloris e luajti ndeshjen e fundit me Francën, në finalen e humbur ndaj Argjentinës.

Ai tani do t’i përkushtohet karrierës së tij në klub me Tottenhamin, kapiteni i të cilit është dhe ku luan që nga viti 2012.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...