Mos licensimi i FFK-së deri më tani nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka shkaktuar panik në futbollin kosovar.
Në lidhje me këtë çështje, kosovalive.net ka kontaktuar me u.d së Sekretarit të FFK-së, Taulant Hodaj.
“FFK si një pjesë e madhe të Federatave sportive është në procedurë të rilicencimit dhe i ka derguar dokumentet shtesë të kerkuara nga komisioni përkatës i MKRS-së”, u shprehë Hodaj për kosovalive.net
Deri më tani disa federata janë licensuar, por ende FFK-ja që është federata më e madhe sportive.
Kosovalive.net mëson se UEFA po ashtu në mbikqyrje të këtij procesit të licensimit.
Sipas raportimeve në mediumet kosovare, licensimi i FFK-së është shtyrë për shkak se kryetari i saj Agim Ademi është në një proces gjyqësor. Por, MKRS ende nuk ka dal me ndonjë njoftim zyrtar se cila është arsyeja konkrete për çka s’po licensohet FFK.
Kosovalive do të vazhdoj të ju mbaj të informuar në lidhje me këtë çështje./kosovalive.net/