Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Superkupës së Kosovës në futboll mes Ballkanit dhe Llapit.
Skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.
Llapi është duke luajtur me një lojtar më pak që nga minuta e 29-të, pasi futbollisti Bekim Maliqi është përjashtuar nga ndeshja pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Ai bëri një ndërhyrje të rrezikshme ndaj futbollistit të Ballkanit, Nazmi Gripshit.