Live

Pacolli: Rugova do të kujtohet për udhëheqjen e tij për një Kosovë të integruar në Perëndim

14:49 / 21 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kreu i Aleancën Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kujtuar ish-presidentin e vendit, Ibrahim Rugova, në 17 vjetorin e vdekjes.

Pacolli thotë se Rugova do të kujtohet për udhëheqjen e tij për një Kosovë të integruar në komunitetin perëndimor, njofton Klankosova.tv.

“17 vjet më parë ka ndërruar jetë presidenti i parë i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes për Liri dhe Pavarësi, Dr. Ibrahim Rugova. Ne do ta kujtojmë gjithmonë vizionin dhe udhëheqjen e tij për një Kosovë të pavarur, të lirë dhe të integruar në komunitetin perëndimor. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Shpërndaje në

U Kopjua