Është dita e dhjetë që kur jeta e Dani Alves mori një kthesë të madhe, pas arrestimit të tij mbi dyshimet për përdhunim.
Braziliani nuk e nisi vitin në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi mbi të ranë akuzat se në naten e vitit të ri, ai përdhunoi një vajzë, transmeton kosovalive.net.
Alves u vendos në një burg në Barcelonë, për tu transportuar disa ditë më pas në degën 2 të burgut me të njëjtin emër.
Meqë është shndërruar në kryetitullin e gazetave, informacionet lidhur me gjendjen e tij brenda burgut, janë duke u shpërndarë vetëm në mënyrë të klasifikuar dhe me konfidencialitet.
Së fundmi, familjarë të të burgosurve kanë mësuar nga miqtë e qelisë së tij që Dani është duke qëndruar në habitatin e tij më të mirë, në futboll.
Alves ka impresionuar të burgosurit dhe jo vetëm me performancën e tij.
Sipas La Vanguardia, përformanca e Alves bëri që të gjithë gardianët dhe punëtorët e burgut të mbështeten për dritare duke shijuar lojën e tij./kosovalive.net/.