Koncerti i Cardi B i planifikuar që të mbahej në Indianapolis ne mbremjen e kaluar është anuluar, vetëm një orë para fllimit të tij.
Këngëtarja dhe menaxhmenti i saj kanë thënë se arsyeja e anulimit të befasishëm të këtij koncerti ishte shkaqe sigurie.
“Popull i dashur i Indianës, më vjen shumë keq për sot. Do të doja që ju ta dini se unë isha aty. Madje, isha duke bërë prova për një lëvizje të re që isha shumë e entuziazmuar që ta performoj sot në koncertin tim”.
“Për fat të keq, kishte një kërcënim për sigurinë që është duke u hetuar aktualisht. Siguria ime dhe e juaja, para së gjithash”, ka shkruar reperja dy orë pas kohës së planifikuar të koncertit.