Live

Abdixhiku për vizitë te Shyqri Nimani, artisti që fshihet pas bukurshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë

18:57 / 17 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar kaligrafistin, Shyqri Nimani, i cili shkroi me dorën e tij dokumentin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, që më pas u nënshkrua në Kuvend më 17 shkurt të 2008-ës.

Abdixhiku tha se vizitën e tij te Nimani e bëri me qëllim që t’i shpreh mirënjohje, jo vetëm për krijimin e tij artistik në Deklaratën e Pavarësisë, por në përgjithësi për veprimtarinë e tij në shërbim të Kosovës.

“Në 15-vjetorin e shtetësisë, me Albinën pimë kafen e pasditës bashkë me profesor Nimanin dhe familjen e tij. I shpreha mirënjohjen jo vetëm për artin e pavarësisë, por për gjithë krijimtarinë e jashtëzakonshme artistike dhe veprimtarinë jetësore në shërbim të Kosovës. Me dorëshkrim të njeriut të Deklaratës, mora dhuratë dhe librat e tij. Një kujtim i jashtëzakonshëm nga profesori”, tha Abdixhiku ndër të tjera në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua