Live

Në qoftë se keni një iPhone, është mirë të përditësoni urgjentisht sistemin

23:27 / 17 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Celularët iPhone kanë lidhur famën e tyre jo vetëm për linjat moderne dhe përbërësit cilësorë, por edhe për një siguri të madhe të të dhënave, veçanërisht ndaj sulmeve të virusëve.

Por kësaj radhe një sulm i tillë duket sikur ka pasur sukses, duke alarmuar drejtuesit e kompanisë së themeluar nga Steve Jobs në Kupertino.

Një hulumtues ende anonim i universitetit të Torontos ka zbuluar një “shteg” nga i cili hakerat mund të kenë dërguar viruset e tyre, veçanërisht në softuerin WebKit, i përdorur nga motori i kërkimit Safari, diçka që do të ekspozonte të dhënat personale.

Kompania mëmë Apple ka pranuar problemin dhe duket se e ka zgjidhur, por fton të gjithë klientët të përditësojnë sa më shpejt aparatin e tyre.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...