Një SUV i ri super-luksoz – që ndan ADN-në e tij me automjetin e thjeshtë me shtatë vende të familjes Toyota Kluger – thuhet se është në zhvillim e sipër në Japoni.
Sipas gazetës së lajmeve të biznesit Nikkei Asia, Toyota planifikon të krijojë një SUV të nivelit të lartë të bazuar në të njëjtën platformë si Kluger – por me një ndryshim të dizajnit dhe të veshur me simbolin Century nga sedani më luksoz i gjigantit të makinave, i cili ka qenë për dekada të tëra si forma e preferuar e transportit midis zyrtarëve qeveritarë dhe drejtuesve të rangut të lartë në Japoni.
Përderisa SUV-ja nuk pritet që të zëvendësojë sedanin Century si modeli kryesor i kompanisë, automjeti luksoz i lartë është gati të “vjedhë” një pjesë të tregut të modeleve si Rolls-Royce Cullinan dhe Bentley Bentayga, sipas atyre që janë të njohur me planet e cituara nga raporti, shkruan Drive.
Raporti i pakonfirmuar pretendon se çmimi i Century SUV do të jetë sa gjysma e kostos të sedanit, duke e pozicionuar këtë veturë në një pikë çmimi më të afërt me Mercedes-Benz GLE, BMW X5 dhe Audi Q7, transmeton Telegrafi.
Që nga futja e saj në prodhim në vitin 1967, Toyota Century ka qenë një veturë luksoze e dizajnuar për kryesisht për tregun japonez, dhe e fuqizuar nga motorë V8 dhe V12.
Ky raport pretendon se Century SUV planifikohet që të lansohet në gjysmën e dytë të 2023-shit, dhe do të përdoret që ta “përmirësojë imazhin e Toyotas”.