Amir Rrahamni sot ka një ditë të veçantë. Ai po feston sot 29-vjetorin e e lindjes.
Ylli i Kombëtares së Kosovës po kalon formë të jashtëzakonshme te Napoli ku është në rrugë të mirë të shpallet edhe kampion në Serie A, shkruan Demokracia.com.
Rrahmani në mesin e shumë urimeve, sot ka marrë një urim të veçantë edhe nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
“Shpresoj që ditëlindjen e 30-të ta festosh si i kualifikuar në Euro 2024”, ka shkruar mes tjerat numri një i FFK-së, Agim Ademi.