Live

Microsoft bllokon disa lloje skedarësh për Outlook

17:05 / 28 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Një nga mënyrat më të njohura për përhapjen e malware është dërgimi i tij në formën e një shtojce në kutinë e dikujt, duke kërkuar që personi të hapë skedarin.

Për të zvogëluar këtë lloj abuzimi, Microsoft ka shtuar disa shtesa tjera skedarësh në listën e bllokut, të cilat do t’i parandalojnë përdoruesit e Web Outlook t’i shkarkojnë ato.

Microsoft thekson se këto lloje të skedarëve zakonisht përdoren rrallë nga përdoruesit e biznesit dhe kompanitë, kështu që vendimi për bllokimin e tyre nuk do të ketë ndikim të madh në to, por nëse ka nga ata që përdorin këta skedarë, ato mund të shtohen në listën AllowedFileTypes brenda objekteve OwaMailboxPolicy.

Me azhurnimin më të fundit, Microsoft bllokon disa lloje skedarësh të përdorura nga gjuhët Python dhe PowerShell, e ndjekur nga Windows ClickOnce, Microsoft Data Access Component (MDAC), sandboxet e Windows, certifikatat digjitale dhe gjuhët e programimit Java

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...