Volkswagen do të organizojë një ngjarje të re globale më 15 mars, ngjarje kjo e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në YouTube dhe Twitter.
Hashtag-u shoqërues është #VWforthepeople, duke sugjeruar që një veturë elektrike me çmim të përballueshëm është në rrugë e sipër.
Një supozim i arsyeshëm është se kjo veturë pritet të jetë ID.2.
Hatchback-i i përballueshëm i përshtatet përshkrimit dhe një postimi në LinkedIn nga shefi i dizajnit të kompanisë, Andreas Mindt, tha se Volkswagen do të prezantojë gjithashtu formën e tij të ardhshme të dizajnit dhe një pamje paraprake të një makine të re elektrike, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Më parë dëgjuam se VW planifikon të lëshojë modelin e vogël plotësisht elektrik diku në vitin 2025 me një çmim të supozuar nën 25,000 euro.
Deri më tani, kemi vetëm një skicë të veturës nga viti i kaluar, kështu që shpresojmë të shohim më shumë detaje javën e ardhshme.