Real Madridi është kthyer te fitorja, pasi mposhti Espanyolin si vendas, me rezultat të ngushtë 2-1, në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Joselu, në minutën e 8’. Real Madridi u hodh pastaj në sulm, ku e gjeti golin e barazimit me anë të Vinicius Junior, në minutën e 23’.
Pak para se të përfundonte pjesa e parë, Eder Militao e dërgoi në epërsi Real Madridin.
Në pjesën e dytë, Reali shënoi edhe njëherë në minutëne 93’, me anë të Marco Asensios, i cili vulosi fitoren.
Real Madridi pas fitores, mbetet në vendin e dytë me 56 pikë, pas 25 ndeshjeve, me gjashtë pikë larg Barcelonës, që është në pozitën e parë, me një ndeshje më pak të zhvilluar.