Live

Chelsea zhgënjen, fitoren e lëshon nga dora në minutën e fundit

20:45 / 18 Mars 2023

Nga Kosova Live

Chelsea nuk ka mundur të marrë më shumë sesa një barazim në fushën e saj përballë Evertonit.

“Blut e Londrës” luajtën baras 2:2 duke e lëshuar fitoren nga duart. Ata ishin dy herë në epërsi por në minutën e 89-të mysafirët barazuan për t’i zhgënjyer tifozët në “Old Trafford”.

Chelsea mbetet në pozitën e  10-të me 38 pikë ndërsa Evertoni është I 15-të me 26 pikë. 

Shpërndaje në

U Kopjua