Live

Audi po përgatit një model elektrik për të zëvendësuar A3

16:30 / 01 Prill 2023

Nga Kosova Live

Audi synon të nxjerr në treg një veturë të re të vogël elektrike që do të bazohet në platformën e gjeneratës së ardhshme nga Grupi Volkswagen

Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, modeli i ardhshëm elektrik i Audi do të shërbejë si zëvendësim për A3.

“Ne po shkojmë drejt qëllimit që të bëhemi një markë 100 për qind elektrike. Deri në vitin 2027, ne duam të ofrojmë një veturë plotësisht elektrike në çdo segment. Së fundmi vendosëm të prezantojmë një model shtesë elektrik të nivelit fillestar që do të ulet nën Audi Q4 e -tron”, tha drejtori i Audi, Markus Duesmann.

Modeli i ri elektrik i nivelit fillestar do të ofrohet si një hatchback me katër dyer dhe një sedan me katër dyer, sipas Autocar. Ai pritet të bazohet në platformën SSP, e cila aktualisht po zhvillohet me emrin e koduar Project Trinity.

Ai duhet të sjellë një përmirësim mbi platformën aktuale MEB dhe të ofrojë një distancë deri në 700 kilometra. Gjithashtu, do të mundësojë karikimin deri në 270 kW, që do të thotë se një karikim dhjetë minuta do të jetë i mjaftueshëm për të kaluar 129 kilometra. Audi i ri elektrik do të përdorë teknologjinë e re të baterive Unified Cell të Volkswagen.

Duesmann tha se Audi planifikon të prezantojë 20 modele të reja deri në vitin 2025, dhe më shumë se gjysma do të jenë elektrike. Ardhja e pasuesit elektrik të modelit A3 pritet pas paraqitjes së Q6 e-tron, modeli i parë i bazuar në platformën e re dhe më premium Premium Platform Electric, ose PPE.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...