Platforma e mediave sociale e fokusuar tek biznesi dhe punësimi, LinkedIn, a e ka bërë një hap pozitiv për shtetin më të ri në Evropë.
Qytetarët nga Kosova nuk do ta kenë problem të regjistrohen në këtë platformë pasi që tash e tutje, kjo e fundit ua njeh kodin telefonik, njofton Klan Kosova.
Këtë e ka bërë të ditur shqiptarja që është pjesë e kësaj kompanie, Hava Maloku, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook.
“Po e fillojmë ditën e premte (ditën e bekuar të javës) me një lajm të mahnitshëm. Kodi i vendit për Kosovën tani është vënë në dispozicion në çdo faqe të platformës së LinkedIn-it. E vlerësoj punën e palodhur të ekipit inxhinierik për ta bërë këtë të mundur. Duke ardhur nga një vend i vogël ku shpesh je i nënpërfaqësuar, e di shumë mirë se si ndihesh të jesh i padukshëm. Të jesh në gjendje të ndikosh në atë ndryshim nga ana e kundërt e tryezës ndihet e pabesueshme tani. Gëzuar Kosova ime”, ka shkruar ajo.