Vëllai i madh i Cristiano Ronaldos, Hugo dos Santos Aveiro po akuzohet për mashtrim ndaj kompanisë torineze Pegaso, me të cilën kishte një marrëveshje për krijimin e fanellave CR7 të Juves.
Procesi gjyqësor filloi në vitin 2019, por tashmë prokuroria e Torinos ka mbyllur hetimet duke ngritur aktakuzë me akuzën e falsifikimit të më shumë se 13 mijë fanellave bardh e zi me emrin dhe numrin e Ronaldos.
Logoja e CR7 Museum mungonte në pjesën e përparme të fanelës duke dëshmuar falsifikimin e tyre. Seanca e parë gjyqësore do të zhvillohet më 20 qershor.