Live

Ronaldo ra në sexhde gjatë festimit të golit, veprimi i tij shkaktoi bujë në internet

10:03 / 24 Maj 2023

Nga Kosova Live

Lëvizja e futbollistit portugez, Cristiano Ronaldo, kur ra në sexhde pas golit të tretë për Al-Nassr ndaj Al Shabab dhe fitores 3:2, tërhoqi shumë vëmendje në rrjetet sociale.

Pas golit të Ronaldos në minutën e 59-të, portugezi është kapur nga kamerat i përulur teksa festonte me shokët e skuadrës.

Interesant është fakti se gjatë festimit fillestar të golit, Ronaldo nuk e përdori markën e tij “Siuu..”, por menjëherë u përqafua me shokët e skuadrës, pas së cilës ai ra në sexhde.

Shpërndaje në

U Kopjua