Live

Hellbach: Mos i humbni miqtë dhe partnerët perëndimorë

09:11 / 03 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Drejtori i deritanishëm për Evropën Juglindore pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach, e ka kritikuar qverinë e dorëhequr të Kosovës se ka humbur shumë miq dhe partnerë perëndimorë.

Ambasadori Christian Hellbach ka thënë se Gjermania e ka njohur Kosovën dhe nga ky pozicion e mbështet dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Në intervistën për “Kohën Ditore”, Hellbach ka thënë se përveç kundërshtimit të ndryshimit të kufijve, Berlini kundërshton edhe bllokimin e procesit të dialogut, duke kritikuar kushtëzimin që Qeveria e Kosovës i ka bërë procesit.

“Rinisja e dialogut parakupton që të dyja palët t’i qasen njëra-tjetrës dhe të tërhiqen nga kërkesat e tyre maksimale. Është absurde që si parakusht për fillimin e dialogut Serbisë t’i kërkohet ta njohë Kosovën”, thotë Hellbach, duke theksuar edhe se Gjermania nuk ka “asnjë mirëkuptim” për taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

“E them këtë si përfaqësues i një vendi që është vend mik dhe mbështetës i Kosovës: Kosova mund dhe duhet të marrë vendimet e veta. Por nuk është gjë e mençur t’i kthesh miqtë e mirë shumë kundër vetvetes”, thotë Hellbach, i cili prej gushtit ia ka dorëzuar detyrën znj. Susanne Schütz, ambasadore e deritanishme e Gjermanisë në Tiranë.

Shpërndaje në

U Kopjua