Në ditët e para të smartfonëve si Nokia 5190, Nokia 3310, Motorola Razr V3 apo Palm Treo 700p, përdoruesit mund të hiqnin baterinë dhe ta zëvendësonin në pak sekonda.
Në mesin e shumë ndryshimeve të Bashkimi Evropian ka vendosur të bëjë sa i përket pajisjeve elektronike, Parlamenti votoi një ligj të ri i cili do të ndryshojë tërë ciklin e jetës së baterive nga dizajnit tek hedhja e tyre.
Rregullat e reja kërkojnë që bateritë në pajisjet e konsumatorëve si smartfonët të jenë lehtësisht të zëvendësueshëm. Është diçka që pjesa më e madhe e smartfonëve nuk e ofrojnë.
Në ditët e para të smartfonëve si Nokia 5190, Nokia 3310, Motorola Razr V3 apo Palm Treo 700p, përdoruesit mund të hiqnin baterinë dhe ta zëvendësonin në pak sekonda.
Ndryshimi nuk erdhi shumë shpejtë por as nuk vonoi të shikoje njerëz që mbanin pas vete bateri të jashtme.
Nuk është hera e parë që Bashkimi Evropian ka kërkuar ndryshime të mëdha. BE-ja vendosi një afat përfundimtar datën 28 Dhjetor 2024 që smartfonët dhe pajisjet elektronike të vogla të kishin një portë USB-C.
Është një problem për Apple duke qenë se iPhone përdor portën Lightning dizajnuar nga Apple por që ka konfirmuar largimin prej saj për shkak të rregullave të reja. /PCWorld Albanian