Live

Xhaka krenar që u emërua kapiten i Arsenalit

22:57 / 03 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Ndonëse po kritikohet shumë nga tifozët, Granit Xhaka është krenar që është emëruar kapiten i skuadrës së madhe angleze, Arsenal.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, të premten e kaluar njoftoi se Xhaka është kapiten i parë i përhershëm i skuadrës.

Në fundjavë Arsenali luajti 1:1 me Manchester Unitedin, ndërsa pas ndeshjes pati kritika të tifozëve në adresë të Xhakës. Por reprezentuesi i Zvicrës po ndihet shumë i lumtur me shiritin e kapitenit në krah.

“Jam shumë krenar”, ka thënë Xhaka për sajtin zyrtar të Arsenalit, të enjten.”Më ka bërë shumë të lumtur, pasi këtu kam ardhur me përvojën e gjatë të fituar te përfaqësuesja e Zvicrës. Edhe në Gjermani isha kapiten. Kur erdha tek Arsenali, në skuadër kishte shumë lojtarë të mëdhenj, personalitete të mëdha dhe është hap i madh për mua të jem kapiten këtu. Tani jam zyrtarisht kapiten dhe kjo më bën shumë krenar. Është krenari të jesh kapiten i një klubi të madh”, ka thënë Xhaka.

Ai ka treguar se trajneri ka kërkuar nga lojtarët të shkruajnë pesë emra se kush dëshirojnë të jetë kapiten. Çdo gjë ishte diskrete dhe nuk është zbuluar se për cilët lojtarë është vendosur.

“Në fund, mendoj që ekipi, lojtarët dhe natyrisht trajneri, kanë vendosur kush do të jetë i pari prej pesë kapitenëve. Është shumë me rëndësi që lojtarët e tjerë besojnë në mua. Ata e shohin se si punoj, sa shumë punoj. Jam person që dëshiroj të shoh të gjithë lojtarët në një anije. Ne fitojmë së bashku, humbim së bashku, fitojmë trofe së bashku apo humbim finale së bashku, si në Baku. Është me rëndësi që të gjithë lojtarët, edhe ata që nuk luajnë, të jenë në grup, të flasin me ne nëse kanë ndonjë problem. Ky është roli i kapitenit, të jetë i fortë dhe të jetë në ballë të ekipit. Mendoj se jam person i tillë”, ka thënë Xhaka.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...