Cara Delevingne, 26 vjeç dhe Ashley Benson, 29 vjeç, u martuan në një Kishë në Las Vegas.
Ceremonia ishte e fshehtë dhe aty morrën pjesë emra si Charlize Theron, Sophie Turner e vëllezërit Jonas.
Dalja e tyre e parë zyrtare si çift ishte para pak muajsh, kur Cara Delevingne postoi në Instagramin e saj një video në të cilën puthte me pasion në buzë Ashley-n, në paradën Gay.
Nuk dihet se kur ka ndodhur ceremonia saktësisht. Ndërsa detajet për këtë ceremoni dha pronari i Kishës për The Sun.