Live

Davis Cup fshin videon e Gjokoviqit me këngë nacionaliste

09:26 / 25 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Organizatori i ngjarjes kryesore ndërkombëtare të ekipit në tenisin për meshkuj, Davis Cup, ka fshirë videon hyrëse të ekipit serb.

Kjo erdhi pas ankesave të shumta që shkuan në drejtim të organizatorit pasi kënga me të cilën hyri ekipi serb në meçin kundër Britanisë së Madhe, ishte këngë nacionaliste që bënte thirrje për okupim të shteteve, gjegjësisht Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan Kosovalive.net.

Reagim pati Federata e Tenisit e Kosovës e cila u ankua dhe dërgoi letër në Federatën Ndërkombëtare të Tenisit (ITF), por edhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON).

Kritika pati edhe nga Mali i Zi, meqë në këngë përmendet edhe ky vend si synim i Serbisë për ta okupuar.

E duket se pas gjithë këtyre ankesave, Davis Cup e ka fshirë videon nga Twitter e Facebook.

Si duket, kjo nuk u ka pëlqyer serbëve pasi kanë nisur ta shpërndajnë videon e mëparshme nëpër komente të postimeve të Davis Cup./kosovalive.net

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...