Mbrojtësi i Liverpoolit ka treguar formë fantastike sezonin e kaluar me ekipin e tij. Lirshëm mund të thuhet se ka qenë ndër faktorët kyq për sukseset e klubit.
Përvec të arriturave ekipore, mbrojtësi holandez mburrej edhe me ato personale. Ai ka qenë mbrojtësi i vetëm që nuk është dribluar asnjherë për pothuajse një vit e gjysmë.
Por sic duket dje, në ndeshjen e vlefshme për ‘Community Shield’ – Superkupa e Anglisë, Van Dijk është dribluar nga ylli i Manchester Cityt, Gabriel Jesus.
Sipas statistikave, holandezi është dribluar për herë të fundit në muajin mars të vitit 2018.