Live

Ibrahimovic prezanton sfidën e re

16:08 / 05 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Zlatan Ibrahimovic ka “shpikur” një sfidë të re, së cilës duhet t’i përgjigjen kolegët e tij futbollistë, ngado, por jo vetëm.

Të paktën kështu ndodhi me sfidën e parë të gjigantit suedez, heqjes së tapës së shishes (“Bottle Cap Challenge”) me këmbë (ose pjesë tjetër të trupit), pas një veprimi prej karateisti.

Pak a shumë është e njëjta skemë, edhe në rastin konkret, por mungon objektivi… tapa e shishes.


Në vend të kësaj, Ibra, pasi ka bërë rrotullimin e njohur si sportist i arteve marciale, ka goditur me këmbë gjethet e një peme buzë pishinës, ku po freskohej.

Me siguri kësaj here vlen lartësia e goditjes, të cilën janë të ftuar ta arrijnë të gjithë të tjerët.

getfvid_68698855_135198884364086_6268488618454380972_n

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...