Manchester United edhe zyrtarisht ka prezantuar Harry Maguire.
Mbrojtësi anglez u ble nga Leicesteri për 93 milionë funte, duke u bërë kështu mbrojtësi më i shtrenjtë dhe duke lënë pas Van Dijkun e Liverpoolit.
“Jam i lumtur që kam nënshkruar me këtë klub të
shkëlqyeshëm. Unë e kam shijuar plotësisht kohën time tek Leicester dhe dua të
falënderoj të gjithë në klub, tifozët gjithashtu për mbështetjen e tyre
fantastike, gjatë dy sezoneve të kaluara. Sidoqoftë kur Manchester United të
troket në derë, është një mundësi e jashtëzakonshme”, tha fillimisht ai.
“Nga bisedat e mija me trajnerim, unë jam i ngazëllyer për planin që ai ka për skuadër. Është e qartë se Ole po krijon një skuadër për të fituar trofe. Tani pres me padurim të takoj shokët e mi të rinj të skuadrës dhe të filloj sezoni”..
Ndërsa edhe Solskjaer u shpreh i lumtur për ardhjen e mbrojtësit duke e cilësuar sit ë jashtëzakonshëm.