Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ai po merr shumë mesazhe në rrugë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Krasniqi tutje ka thënë se këta persona janë arsye që atë e shtyejn të merret me politikë.
Postimi i plotë:
Aktivistët e VV-së që rrugës tu ecë, po mdrejtohen me shprehjet “kemi me ju zhbi prej k’tuhit”, “a hala ske ike prej Kosove a?”… janë arsyeja pse kam me vazhdu edhe ma tutje me u marrë me politikë.
Sepse sa herë që në pushtet vjen popullizmi, autokracia e hakmarrja, ka me pasë hapësirë për rezistencë e aktivizëm politik e qytetar.