Erjon Morina futbollist i talentuar i Vushtrrisë ditë më parë ka pësuar një aksident në fushën e gjelbërt gjatë ushtrimeve, raporton Sinjali.
Morina ka pësuar një lëndim serioz ku tash është i shtrirë në repartin intenziv në Prishtinë.
Dashamirë të sportit, klubet kosovare, trajner e futbollist luten për shëndetin e futbollistit të disa klubeve kosovare, së fundmi në atë të Vushtrrisë.
Ekipet mjeksore në repartin intenzives po kujdesen që Erijoni t’i rikthehet sa më parë familjes, shoqërisë e fushës së gjelbërt.