Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Vushtrrisë, Armend Dallkut.
Kjo pasi që si u tha në raport, Dallku ka fyer, e ka sharë dhe e ka kapur për fyti asistentin e parë të ndeshjes Vushtrria-Prishtina e Re.
Madje, sipas raportit ai i është vërsulur edhe gjyqtarit kryesor, teksa është përjashtuar nga loja.
“Ndaj: Kryetrajnerit të KF “ Vushtrria “ , Armend Dallku nr ID 000613M83. Motivi: Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes Vushtrria-Prishtina e Re , në korridor kryetrajneri i skuadrës vendase Armend Dallaku ka fyer ka sharë dhe e ka kap për fyti asistentin e parë si dhe është vërsulur në drejtim të gjyqtarit kryesor për çka përjashtohet nga loja. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Vushtrria-Prishtina e Re”, thuhet në raportin e Komisionit të Garave.
SONDAZH
Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?
- Albin Kurti - LVV (49%, 131 Vota)
- Bedri Hamza - PDK (33%, 88 Vota)
- Lumir Abdixhiku - LDK (12%, 32 Vota)
- Ramush Haradinaj - AAK (6%, 16 Vota)
Gjithsej Votues: 267