Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës e paraparë të luhet sonte nga ora 19:30, është shtyrë.
Këtë e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit e Kosovës përmes një njoftimi.
Sipas FBK-së, kjo shtyrje ka ardhur për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe problemeve të ekipit zviceran për të qenë në kohë për këtë duel.
Tutje Federata shtoi se do të njoftojë me kohë sa i përket kësaj ndeshje.
Ky duel vlen për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027.
Zvicra ka dy fitore, ndërsa Kosova një fitore e një humbje. Vendasit në renditjen e FIBA-s janë në vendin e 61-të, kurse të 32-tin në Evropë. Kosova është në vendin e 74-t në botë dhe të 35-tin në Evropë.