Zëvendëspresidenti ekzekutiv i Këshillit Veri Atlantik, Demond Wilson, ka thënë se shtetet të cilat kanë synim të integrohen në bashkësinë e vendeve të BE-së , nuk guxojnë të pranojnë armatim nga Moska.
Këto komente Wilson i ka bërë pas lajmit Serbia ka pranuar një kontingjent armësh nga Rusia.
“Rruga e Serbisë në BE është përmes normalizimin të marrëdhënieve me Kosovën, e jo nëpërmes të armatimit rus, jo nëpërmes të armatimit nga Moska. Derisa marrëdhëniet me Kosovën janë çështje hapur, do të shohim përpjekjet e Rusisë, do të shohim lojërat e Serbisë, gjithë këto marrëdhënie kontroverse”, ka thënë Wilson.
Ai ka vlerësuar se vendimet momentale mund të dëmtojnë vet qëllimet e Serbisë.
“Vendi i cili shkon kah BE, nuk pranon armatim nga Moska, kjo nuk është e pranueshme”, ka theksuar Wilson, dhe ka shtuar se e kupton se Rusia është në krahë të Serbisë sa i përket çështjes së Kosovës në Kombet e Bashkuara.