Duke e komentuar shkrimin e gazetës gjermane “Die Welt”, lidhur me kërkesën e Rusisë për hapur një bazë ushtarake në pjesën e Bosnjës dhe Hercegovinës që qeveriset nga serbët, zëvendëskryeetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se prezenca ruse në rajon po shfaq synimet e vjetra të Serbisë për të dominuar rajonin.
Sipas Hoxhajt influenca e qëllimkeqe e akterëve të huaj n po rritet, derisa Bashkimi Evropian po e anashkalon integrimin e Ballkanit Perëndimor.
“Influenca qëllimkeqe e akterëve të huaj po rritet, derisa BE-ja po e anashkalon integrimin e Ballkanit Perëndimor. Prezenca ruse në rajon është e rrezikshme dhe po shfaq synimet e vjetra të Serbisë për të dominuar rajonin. Alternativa e vetme për Ballkanin Perëndimor, është NATO”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.