Live

Ishte punonjës i kompanisë Hidrodrini, ky është personi që mbeti i vdekur në aksidentin në Pejë

21:37 / 02 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Një person ka mbetur i vdekur në vendngjarje si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Qungur të Pejës.

Kosovalive kuptoi se viktima është Fitim Kolusha, përreth 40-vjeçar.

Sipas burimeve të Kosovalive, i ndjeri ishte punonjës i kompanisë ‘KRU Hidrodrini’.

Lajmin për vetaksident e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor ënë vend të ngjarjes.

Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejë, si pasojë e këtij vetëaksidenti  shoferi ka pësuar me fatalitet, vdekjen e së cilit e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Rugova.

Shpërndaje në

U Kopjua