Live

Daçiqi mobilizon lobin serb në ShBA kundër Kosovës

09:23 / 07 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Ministri i  Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se do t’i organizojë serbët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta  votuar Donald Trump për president.

Sipas mediave opozitare serbe, kjo është pjesë e fushatës së Daçiqit anti-Kosovë, ku tentohet të promovohet pikëpamja serbe për Kosovën.

“Serbia tani është në një pozitë shumë më të mirë sesa ishte në të kaluarën. Tani, ekziston një vullnet në Uashington për të dëgjuar pikëpamjet tona. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ne do të ndalemi këtu, por do të intensifikojmë përpjekjet tona për të forcuar pozicionin, për të rritur numrin e projektuesve që kemi në Amerikë, me sa më shumë senatorë dhe kongresmenë, njerëz në poste drejtuese, sa të jetë e mundur me ne”, ka thënë Daçiq. transmeton “telegraf.rs”.

Daçiq është shprehur se Trump ka dëgjuar pikëpamjet dhe qëndrimet e Serbisë në raport me Kosovën njëlloj siç ka bërë edhe i gjithë kabineti i presidentit të SHBA-ve.

 “Konkretisht, si ministër i jashtëm, unë do të aranzhoj të zyrtari oj mbështetjen për Trump në zgjedhjet e ardhshme. Serbët në Amerikë e votojnë Trumpin sidoqoftë”, tha Daçiq.

Sipas asaj që shkruhet në të përditshmen serbe, Telegraf.rs, ka rreth 650,000 serbë që jetojnë në SHBA.

Shpërndaje në

U Kopjua