Leicester City dhe Arsenali do të hapin duelin e ditës së sotme në Premier League, duel ky që i përket xhiros së 25-të.
‘Topçinjtë do të udhëtojnë në “King Power Stadium” ku do të përballen me ‘dhelprat’, në tentim për ta shkrirë diferencën ndaj liderit Liverpool dhe vazhduar garën për titull.
Londinezët ndodhen aktualisht në vendin e dytë me 50 pikë, shtatë më pak sesa lideri Liverpool.
Leicester City ndërkohë ndodhen në vendin e 18-të në tabelë, me 17 pikë të mbledhura.
Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.
Leicester XI: Hermansen; Justin, Okoli, Faes, Kristiansen; Soumare, Ndidi; El Khannouss; Ayew, De Cordova-Reid; Vardy.
Arsenal XI: Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Lewis-Skelly; Partey, Rice, Ødegaard; Nwaneri, Trossard, Sterling.
Dueli fillon nga ora 13:30.