Live

Mësohet “plani B” i Neymarit, nëse dështon kalimi te Barça

23:21 / 07 Mars 2025

Nga Kosova Live

Neymar ka një dëshirë të madhe të kthehet te Barcelona, në momentin që përfundon periudha e tij gjashtëmujore te Santosi.

Sulmuesi brazilian, i tunduar nga lëndimet e shumta viteve të fundit, dëshiron që të kthehet në formën e tij më të mirë, aty ku kaloi vitet më të mirë të karrierës.

Megjithatë, Barcelona ende nuk është e bindur që të nënshkruajë me brazilianin, edhe si transferim i lirë, kështu që lojtari është i hapur për alternativa tjera.

Kështu, super-agjenti, Pini Zahavi e ka rekomanduar Neymarin te Bayern Munichu.

Klubi bavarez ishte interesuar për të para një dekade, por edhe kësaj here mund të ketë interesim për të, me Vincent Kompanyn që dëshiron të krijojë një skuadër konkurruese për Ligën e Kampionëve.

Që nga kalimi i tij te Santosi, Neymari ka kontribuar me tre gola dhe tri asistime në nëntë ndeshje.

Shpërndaje në

U Kopjua