Live

Të shtënat me armë në lagjen Dardania, Policia: Një person ka mbetur i plagosur

21:07 / 21 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në lagjen Dardania të Prishtinës. 

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

”Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në lagjen Dardania në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur.”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Policisë, i plagosuri është dërguar për tretman mjekësorë, derisa po hetohen rrethanat e rastit.

Shpërndaje në

U Kopjua