Live

Lëndohet 53-vjeçari pasi bie nga një objekt ndërtimi në Lipjan – arrestohet pronari punishtes

23:42 / 25 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Një person ka pësuar lëndime pasi ka rënë në tokë nga një ndërtesë në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan.

Siç merr vesh Gazeta Kosovalive, punëtori ka pësuar lëndime trupore, si pasojë e rënies nga objekti.

Burri 53-vjeçar është dërguar në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka arrestuar pronarin e punishtes.

I njëjti pasi është shoqëruar në Polici dhe është intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Shpërndaje në

U Kopjua