Konfliktet për borxhe dhe jo vetë jo rrallëherë kanë eskaluar në kanosje serioze e përleshje. Personat që kanë tentuar t’i qërojnë hesapet në këtë formë, për pasojë kanë përfunduar në Polici ose edhe të lënduar.
Kështu ka ndodhur edhe mes dy familjeve në Gjakovë, konkretisht në rrugë “Elena Gjika”, ndonëse ende nuk dihet shkaku i saktë i konfliktit mes tyre.
Siç merr vesh Gazeta Kosovalive bëhet fjalë për familjen Gashi dhe Dobruna.
Kryefamiljari i familjes Gashi bashkë me djalin e kanë sulmuar kryefamiljarin e familjes Dobrona bashkë me të birin e tij, duke u shkaktuar lëndime këtyre të fundit.
Pas rastit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarit të cilët me vendim të Prokurorit janë ndaluar.
Ndryshe, Gazeta Kosovalive merr vesh se anëtarët e familjes Dobruna janë emra të njohur për organet e rendit, për shkak të veprave penale të mëhershme.